Të hënën pasdite u zhvillua në Tianjin Takimi “Organizata e Bashkëpunimit të Shangait (OBSh) Plus”. Presidenti kinez Xi Jinping e drejtoi takimin dhe propozoj nismën e qeverisjes globale e cila mbështetet në pesë parime kryesore :
1. Respektimi i barazisë sovrane. Të gjitha vendet, pavarësisht të mëdha apo të vogla, të fuqishme apo të dobëta, të varfra apo të pasura, kanë të drejtën të marrin pjesë, të marrin vendime dhe të përfitojnë në mënyrë të barabartë në qeverisjen globale. Duhet të forcohen shkalla e përfaqësimit dhe zëri i vendeve në zhvillim.
2. Përmbajtja ndaj sundimit ndërkombëtar të ligjit. Duhet të respektohen në mënyrë të gjithanshme dhe të plotë normat bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare, si parimet e Kartës së OKB-së etj., të sigurohet zbatimi i barabartë i ligjit dhe rregullave ndërkombëtare, të mos zbatohet “standardi i dyfishtë” dhe të mos imponohen rregullat e disa vendeve mbi të tjerët.
3. Praktikimi i multilateralizmit. Duhet të zbatohet qeverisja globale me parimin e konsultimeve, ndërtimit dhe ndarjes së përbashkët, të forcohet bashkëpunimi, të kundërshtohet unilateralizmi, të mbrohen me vendosmëri statusi e autoriteti i OKB-së dhe të luhet plotësisht roli i pazëvendësueshëm i OKB-së në qeverisjen globale.
4. Vendosja e njerëzve në qendër. Duhet të reformohet dhe përsoset sistemi i qeverisjes globale, të sigurohet e drejta e popujve të vendeve të ndryshme për pjesëmarrjen në qeverisjen globale, të ndahen rezultatet e qeverisjes globale, të përballohen së bashku sfidat e bashkësisë njerëzore, të zvogëlohet hendeku i zhvillimit midis Jugut e Veriut dhe të mbrohen interesat e përbashkët të vendeve të ndryshme.
5. Përqendrimi në ndërmarrjen e veprimeve reale. Duhet të koordinohen sistematikisht veprimet globale, të përdoren burimet e të gjitha palëve, të arrihen më shumë rezultate dhe të shmanget prapambetja e qeverisjes nëpërmjet bashkëpunimit.