Dy deputetët e Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Fidel Kreka, janë përjashtuar për 10 ditë nga pjesëmarrja në seancat plenare të Kuvendit, pas vendimit të Komisionit të Etikës, raporton Klan TV.
Masa disiplinore erdhi si pasojë e sjelljes së tyre gjatë seancës plenare të datës 18 shtator, ku ata hodhën një libër të Kushtetutës në drejtim të kryeministrit Edi Rama.
Sipas shkresës zyrtare të dërguar nga Partia Socialiste tek kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, opozita pengoi zhvillimin normal të seancës duke lëshuar zëra, thirrje, dhe duke goditur tavolinat, në një moment kur kryeministri po mbante fjalën e tij.
Në dokumentin e publikuar nga Klan TV, mazhoranca e konsideron të paprecedentë aktin e goditjes me sende të forta në drejtim të kreut të Kuvendit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave, duke e cilësuar si një shkelje të rëndë të etikës parlamentare.