Prokuroria Themelore Publike Shkup ka nxjerrë urdhër për fillimin e procedurës hetimore kundër dy personave, për të cilët ekziston dyshim i bazuar se kanë kryer veprën penale – “Lëndim i rëndë trupor”, sipas nenit 131 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 3 dhe 1 të Kodit Penal.
Më 10 shtator, në mbrëmje, në parkun “Gruaja-luftëtare” në Shkup, të dyshuarit, të moshës 44 dhe 46 vjeç, me dashje i shkaktuan lëndime të rënda trupore një personi.
Të tre ishin takuar dhe kishin konsumuar alkool së bashku, pas së cilës filluan të debatinin. Debati verbal u kthye në përleshje fizike, ku dy të dyshuarit e goditën viktimën me grushta dhe shqelma në kokë dhe trup, duke i shkaktuar lëndime të shumta.
Si rezultat i plagëve të marra, viktima ndërroi jetë dy ditë më vonë në spital. Prokurori publik ka dorëzuar propozim te gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup për caktimin e masës së paraburgimit për të dy të dyshuarit.