Pasi e ofendoi kryeministri Mickovski, bëhet i gjallë Adnan Azizi

Pasi e ofendoi kryeministri Mickovski Adnan Azizin i cili i tha se ai nuk ka fuqi politike për të vendosur për proceset aktuale në vend.
“Ai që përmendët ju nuk ka fuqi politike për të vendosur për proceset aktuale në vend” u shpreh shkurtë Mickovski.

Është bërë i gjallë deputeti i VLEN-it dhe shefi i shtabit të përgjithshëm, por ai nuk flet për ofendimet por flet për rrahjen e dy nxënësve shqiptar nga huliganët e VOJDOVDAVE.

“Nuk do të ketë skenar pa mos e zbuluar, nuk do të ngel krim i pa ndëshkuar. Secili do ta merr përgjigjen e merituar!
18 pjestarë të “Vojvodave” janë arrestuar nga Policia e Tetovës dhe për 8 prej tyre pritet që të shqiptohet masa e paraburgimit, aktualisht janë duke dalë para gjykatës për dhunën e ushtruar ndaj 2 të miturve shqiptar!” ka shkruar Azizi

Nga ana tjetër, vet Kasami ka lejuar që huliganët VOJVODA të bëjnë murale në të gjithë Tetovën muaj më parë dhe nuk mori masa për të parandlaur provokimet e tilla që mos të vinte deri tek këto incidente./TS/