Nxënësi nga Kosova sulmoi me thi*kë mësuesen në Gjermani, policia e qëllon me armë sulmuesin

Më 05.09.2025, në një shkollë të mesme profesionale në qytetin gjerman Essen, një nxënës 18-vjeçar nga Kosova sulmoi mësuesen e tij me thikë, duke e goditur në stomak.

Viktima është seriozisht e lënduar dhe është transportuar menjëherë në Spitalin Universitar, ku po përgatiten procedurat për një operacion urgjent. Ende nuk dihet nëse jeta e saj është në rrezik, raporton “Bild”.

Policia rrethoi një zonë të madhe rreth shkollës dhe u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë larg. Shpejt policia mori një njoftim për një person të dyshuar në park që përputhej me përshkrimin e sulmuesit.

Kur policia u përpoq ta kontrollonte të dyshuarin, ai vrapoi drejt oficerëve me thikë dhe u qëllua nga policia.

Shkolla ndodhet në një park arsimor në pjesën veriore të Essenit, pranë disa institucioneve të tjera arsimore.