Nikolloski: Po punojmë për infrastrukturë çikliste nëpër komuna

Ministri i Transportit dhe Kidhjeve, Aleksandar Nikolloski, tha sot se qeveria e Maqedonisë së Veriut përmes Ministrisë së Transportit realizon një varg masash për përmirësimin e infrastrukturës në komuna me çka e ngrit sigurinë në komunikacion dhe e përmirëson cilësinë e jetës. Në ndërkohë krijojmë edhe rregullore të re për projektim dhe ndërtim të infrastrukturës çikliste në komuna.

“Ministria e Transportit i bashkohet fushatës më të madhe evropiane për të rritur vetëdijen për transportin e qëndrueshëm dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës në qytete, duke konfirmuar kështu angazhimin tonë për të ecur në të njëjtin drejtim me praktikat më të mira evropiane. Strategjia Kombëtare e Transportit për periudhën 2018-2030 parashikon një masë për të mbështetur qytetet më të mëdha në zhvillimin e planeve të lëvizshmërisë urbane të qëndrueshme. Mbështetja përfshin zhvillimin e planeve të lëvizshmërisë urbane të qëndrueshme për Kavadarin dhe Prilepin, Koçanin, Strumicën dhe Strugën, në përputhje me udhëzimet për zhvillimin dhe zbatimin e planeve të lëvizshmërisë urbane të qëndrueshme të BE-së”, theksoi Nikolloski.

Ai potencoi se Ministria rëndësi të veçantë i kushton përparimit të standardeve për infrastrukturën çikliste me qëllim që të rritet siguria në komunikacionin çiklist.

“Në Ligjin për rrugët shtetërore parashikuam bazë për miratimin e Rregullores për projektim dhe ndërtim të infrastrukturës çikliste, ndërsa në bashkëpunim me sektorin civil përgatitëm propozim Rregullore e cila do të miratohet gjatë periudhës së ardhshme. Me këtë, duam të dërgojmë porosi se biçikleta si simbol i lëvizshmërisë së qëndrueshme është mjet i barabartë transporti, e jo vetëm mjet i rekreacionit. Me mbështetje nga shteti dhe me vizion të komunave, mund të ndërtojmë qytete të cilët janë më të qëndrueshme, më të sigurta dhe vende më të mira për jetesë”, tha Nikolloski.