Nicole Kidman dhe Keith Urban janë ndarë pas gati 20 vitesh martesë, raportoi fillimisht TMZ, ndërsa një burim i BBC-së e ka konfirmuar lajmin.
Çifti i famshëm, i martuar në qershor të vitit 2006, ka dy vajza: Sunday Rose, 17 vjeçe, dhe Faith Margaret, 14 vjeçe.
Sipas raportimeve, dyshja jetonte të ndarë që nga vera, ndërsa Kidman nuk ka qenë pro këtij vendimi. Arsyet e ndarjes mbeten të paqarta.
Foto: Sceenshot
Pavarësisht kësaj, aktorja fituese e çmimit Oscar dhe këngëtari i njohur i muzikës country, fitues i katër çmimeve Grammy, kanë ndarë së bashku shumë momente kulmore në karrierat dhe jetën e tyre.
Martesa e tyre ka kaluar edhe në sprova të vështira. Vetëm pak muaj pas dasmës, Urban u regjistrua në një qendër rehabilitimi për varësinë nga droga dhe alkooli.
Foto: Sceenshot
Kidman dhe miqtë e tij organizuan një ndërhyrje që, sipas këngëtarit, i ndryshoi jetën. Në vitin 2010, ai tha se mbështetja e aktores i kishte dhënë forcë dhe i kishte hapur një kapitull të ri.
Megjithatë, gjatë dy dekadave, ata u shfaqën gjithmonë të bashkuar në ngjarje të rëndësishme të showbiz-it, duke mbështetur karrierat e njëri-tjetrit.
Çifti u pa për herë të fundit publikisht në qershor në Nashville dhe në maj në ndarjen e çmimeve ACM, ku Urban u nderua me Çmimin Triple Crown.
Nicole Kidman ka qenë e martuar më parë me aktorin Tom Cruise për më shumë se një dekadë, me të cilin ka dy fëmijë të adoptuar. Martesa e tyre përfundoi në vitin 2001.