Nga viti në vit, përgatitja e ajvarit dhe turshive po bëhet luks

Asgjë nuk është si më parë, thotë 69-vjeçarja Rada Bojkovska. Në të kaluarën, përgatitja e turishive ishte traditë. Fëmijë të vegjël, nxënës, studentë, nipër e mbesa, të gjithë e hanin dhe përgatitnin ajvar e turshi të llojeve të ndryshme. Sot, sipas saj, të rinjtë janë larg, kurse çmimet e larta të perimeve e bëjnë këtë traditë të vështirë, veçanërisht për pensionistët.

“Kishim fëmijë të vegjël, fëmijë pak më të rritur, të moshuar, studentë, nxënës të shkollave të mesme, përgatitnim, hanim, tani secili në anën e vet. Dikur bënim ajvar, turshi, speca të zier, speca me gjizë. Shoh që çmimet e specave janë të shtrenjta, veçanërisht pensionistët nuk e di nëse do të bëjnë diçka për vete”, tha Rada Bojkovska.

Në të kaluarën, përgatitja e 30 kavanozëve me ajvar kushtonte rreth 2,734 denarë, që do të thotë se një kavanoz kushtonte afërsisht 91 denarë. Sot, për shkak të rritjes së çmimeve të përbërësve kryesorë specit, patëllxhanit dhe vajit, çmimi për përgatitjen e sasisë së njëjtë është nga 4,694 në 6,494 denarë. Kjo do të thotë që një kavanoz ajvar sot kushton nga 157 në 217 denarë, që është rritje prej 72% në 138% krahasuar me më parë.

Qytetarët thonë se kanë filluar tashmë përgatitjen e turshisë, por këtë vit, siç thonë ata, do ta bëjnë në sasi shumë më të vogla.

“E kam bërë tashmë, kam vendosur domate në kavanoza, kam bërë reçel kumbulle, tani do të bëj salsë”, tha një qytetare.

“Kam përgatitur gjithçka, por tani kam vendosur të bëj, pinxhur dhe domate, do të bëj turshi, ajvar ose ajvar pikant, jo të dyja”, u shpreh një qytetar.

Alsat bisedoi edhe me një tregtar. Thotë se këtë vit blerja e produkteve për turshi është tejet e ulët.
“Erdhëm këtu, e gjitha kjo është për turshi, por askush nuk pyet, shumë dobët”, u shpreh një shitës.

Tregtarët me të cilët folëm thonë se kultimivimi i produkteve vendore është i vështuirë. Çmimet janë më të larta për shkak të nxehtësisë, thatësirës dhe mungesës së ujit. /Alsat.