Netanyahy zotohet të kapë ata që ndihmuan në sulmin në Jerusalem

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar “të kapë të gjithë ata që ndihmuan” sulmuesit, në sulmin e armatosur në Jerusalem që ka lënë gjashtë të vdekur dhe dhjetëra të lënduar.

Autoritetet kanë bërë të ditur se po rrethojnë fshatrat nga vinin sulmuesit e dyshuar, ka njoftuar Netanyahu, gjatë vizitës së tij në vendngjarje.

Policia izraelite ka thënë se “dy terroristë janë neutralizuar” pasi hapën zjarr drejt një stacioni autobusi në kryqëzimin Ramot, në periferi veriore të qytetit.

Shërbimi izraelit mjekësor Magen David Adom i ka identifikuar të vdekurit si tre burra në të 30-at, një grua në të 50-at dhe një burrë në të 50-at.