Rrugët e Katmandusë, kryeqytetit të Nepalit, dukeshin krejt ndryshe nga e marta. Mijëra protestues gëzojnë, ndërsa shihen simbolet e klasës politike të Nepalit në flakë. U zhdukën edhe britmat e “revolucionit”.
Rrugët ishin të qeta, një heshtje e ndërprerë vetëm nga zhurma e kalimit të automjeteve ushtarake. Ushtria, e cila mungoi gjatë shpërthimit të protestave e gjatë sulmit ndaj politikanëve dhe selive qeveritare, u rikthye me forcë duke shpallur shtetrrethimin.
Rezidenca zyrtare e ish-ministrave të kabinetit u dogj të mërkurën pas dy ditë protestash vdekjeprurëse kundër korrupsionit, të udhëhequra nga të rinjtë. Protestat e tyre detyruan kryeministrin K.P. Sharma Oli të japë dorëheqjen.
Pas djegies së selisë qeveritare dhe shtëpive të politikanëve, protestuesit kanë kapur dhe dhunuar ministra të qeverisë, duke i detyruar të ecin në lumë të zhveshur lakuriq.
Në këtë video të bërë virale në rrjetet sociale, shihet ministri i Financave që ecën në lumë dhe pas tij një protestues e qëllon me kamxhik, dhe turma nga larg brohoret me gëzim.
Trazirat në kombin e varfër të Himalajeve u shkaktuan nga ndalimi i përkohshëm i mediave sociale.
Ministria e Shëndetësisë e Nepalit tha se numri i të vdekurve nga protestat u rrit në 25 deri të mërkurën, ndërsa 633 të tjerë u plagosën. Shumica e protestuesve të rinj shprehën zhgënjim për dështimin e qeverisë për të luftuar korrupsionin dhe moszhvillimin e ekonomisë.