Në Universitetin e Tetovës ka filluar sot afati i dytë i regjistrimeve për studentët e rinj në vitin akademik 2025/26. Ky afat do të zhvillohet në të gjitha njësitë akademike të UT-së dhe u jep mundësi kandidatëve që nuk arritën të regjistrohen në afatin e parë.
Sipas konkursit zyrtar, kandidatët mund të aplikojnë prej 9 deri më 12 shtator 2025, ndërsa rezultatet preliminare do të shpallen më 15 shtator. Në Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë, përkatësisht në programet studimore Mjekësi e Përgjithshme dhe Fizioterapi, nuk ka vende të lira, pasi numri u plotësua që në afatin e parë.
Megjithatë, Universiteti i Tetovës ofron programe studimore në të gjitha fushat e shkencës dhe artit, duke krijuar kushte për zhvillim akademik e profesional të studentëve.
UT i fton të gjithë maturantët dhe kandidatët e interesuar që të aplikojnë në këtë afat të dytë dhe të shfrytëzojnë mundësinë për të studiuar në njërin prej programeve të shumta që ofron universiteti.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Gajra e “Shaip Kamberit” jep bekimin Bajram Rexhepit për ndryshimin e madh për Tetovën e Re
- Mexhiti: Unë e lë qeverinë për Çairin!
- Angellov: Ekzistojnë dyshime se zjarri në “Drislla” është shkaktuar me qëllim
- MPJD konfirmon se Serbia ka arrestuar një qytetar të Kosovës
- Prokuroria Themelore Shtip, ngriti aktakuzë kundër Mustafa Hajrullahut
- Mickoski: Duhet të ketë përgjegjësi për përgjimet, kjo është çështje e mbijetesës së shtetit
- Zjarr i madh në Drislla
- Në Universitetin e Tetovës ka filluar afati i dytë i regjistrimit për vitin akademik 2025/26
- NGËRÇI I INTEGRIMEVE DHE PASAPORTAT BULLGARE E SHQIPTARE
- Xhabir Deralla: Të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut po përkeqësohen