Ministria e Brendshme: Numri 192 nuk funksionon në Shkup, përdorni 112

Ministria e Brendshme informon se për arsye teknike, numri telefonik i emergjencës 192 aktualisht nuk është në funksion.

Ministria e Brendshme sqaron se qytetarët që dëshirojnë të raportojnë një ngjarje ose të japin informacion mund të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, si dhe në numrat e telefonit të komisariateve të policisë në lagjet e tyre.

Departamenti i Punëve të Brendshme i Shkupit shton se po merren masa për ta rikthyer në përdorim numrin 192 sa më shpejt të jetë e mundur.