Mickoski: Filloi ndërtimi i Shtëpisë për të moshuar në Komunën e Zërnovcit

Edhe në emrin tim dua t’a përgëzoj investitorin që vendosi të investojë në një objekt të tillë këtu në Komunën Zërnovcit, i cili është i pari i këtij lloji, praktikisht ata janë pionierë në Maqedoninë Lindore dhe mendoj se kjo që ata sot e nisin do të shtojë vlerë në cilësinë e jetës së banorëve të këtyre komunave dhe përgjithësisht në Maqedoninë Lindore.

Por, ajo që gjithashtu dua ta përmend është se kur për herë të parë biseduam për këtë temë me investitorët, ata më njoftuan se në të kaluarën ka ekzistuar një iniciativë e ngjashme, por për fat të keq, për arsye objektive por edhe subjektive, ky investim nuk është realizuar.

U përpoqëm si Qeveri dhe kryetari i komunës, si Komunë e Zërnovcit, të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë, normalisht edhe në kompetencat tona, për ta ndihmuar këtë proces që të përshpejtohet dhe sot të gëzohemi në këtë ditë të bukur, lindja e Shën Mërisë, të krijohet një lindje e një objekti të ri që do të nënkuptojë jetë të gjatë për të gjithë ata që do t’i përdorin shërbimet e këtij objekti.

Edhe një herë urime dhe falënderim për investitorin, do ta përsëris, që vendosi një pjesë të mjeteve të tij t’i investojë pikërisht këtu, në Komunën Zërnovcit.

Mickoski: Filloi ndërtimi i Shtëpisë për të moshuar në Komunën e Zërnovcit