“Do të fillojmë një seri rreth mënyrës se si kanë gjykuar disa gjyqtarë dhe si kanë akuzuar disa prokurorë të caktuar. Publiku le të gjykojë nëse ata e meritojnë të shkojnë dhe të raportojnë atje në Bruksel dhe ku shkojnë, që Qeveria nuk ua rrit pagat. Dhe ata në Bruksel le të gjykojnë nëse këta njerëz, që janë gjeneratorë të korrupsionit në vend, e meritojnë këtë pagë. Ne si Qeveri jemi zgjedhur 15 muaj dhe nuk ka asnjë skandal. Kjo është sundim i ligjit,” deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski, i pyetur për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Sipas tij, publiku le të gjykojë nëse 1,5% e PBB-së duhet të jetë buxhet për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Mickoski nuk pret që “ata që kanë emëruar këta gjyqtarë dhe prokurorë të kenë një qëndrim tjetër – përveç atij mbrojtës.”
Kryeministri thotë se “politikanët nga Reçica e Vogëldhe Bihaçka” i mbrojnë ata.
“Të tyre janë bastionet e fundit për të mbrojtur krimin dhe korrupsionin e kaluar. Ata janë të vetëdijshëm dhe të frikësuar se ligji i kontrabandës me flamur europian nuk është i mjaftueshëm për t’u shpëtuar. Me këta gjyqtarë dhe prokurorë, disa prej tyre, janë bastionet e fundit për të mbrojtur qeverinë e kaluar. Duhet të kemi gjyqtarë që gjykojnë dhe prokurorë që akuzojnë sipas ligjit dhe Kushtetutës,” shtoi Mickoski.