Mesut Bajrami: Shqiptarët e Kumanovës po distancohen nga VLEN-i, 7 autobusë me vetëm 30 persona, shumica funksionarë, në tubim

Kandidati i pavarur për këshilltar komunal në Kumanovë, Mesut Bajrami, ka publikuar fotografi në profilin e tij në Facebook, duke theksuar se shqiptarët e Kumanovës po vetëdijësohen dhe nuk i mbështesin më këta individë të koalicionit VLEN që përfitimojnë nga tenderët e ilaçeve të fëmijëve.

Bajrami gjithashtu ironizon me organizimin e konventës së VLEN-it, duke nënvizuar se “7 autobusë me vetëm 30 persona, shumica prej tyre funksionarë, po presin të nisen për tubim”.

Postimi i Bajramit:

“Shqiptarët e Kumanovës po vetëdijësohen, nuk u shkojnë më pas atyre që vjedhin nga tenderët e ilaçeve të fëmijëve tanë!

P.S.: 7 autobusë me vetëm 30 persona, shumica prej tyre funksionarë, po presin të nisen për tubim!”, përfundon Bajrami.