Më së shumti punëtorë kërkohen në veprimtaritë shërbyese dhe shitje

Shkalla e vendeve të lira të punës në tremujorin e dytë të vitit 2025 është 2.08%, ndërsa numri më i madh i vendeve të lira të punës, 2008, është në grupin e pestë të profesioneve: Punëtorë në veprimtari shërbyese dhe shitje, tregojnë të dhënat nga Enti shtetëror për statistikë.

Rajoni i Juglindor ka shkallën më të lartë të vendeve të lira të punës prej 2.54%.

Shkalla më e lartë e vendeve të lira të punës prej 3.77% është në sektorin e Akomodimi dhe shërbimi ushqimor, ndërsa shkalla më e ulët është në sektorin e Administrim publik dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm, që kapin vlerën 0.36%.

Subjektet afariste me nga 10 deri në 49 punonjës kanë shkallën më të lartë të vendeve të lira të punës, e cila është 2.69%.