Mbështetje e fuqishme nga Italia për Emir Sulejmanin: ” Me zemër për Zhelinën, me zemër për atdheun”

Kandidati për kryetar të Komunës së Zhelinës, Emir Sulejmani, po zhvillon një vizitë në Itali, ku po takohet me mërgatën shqiptare nga Zhelina. Vizita është pritur me entuziazëm dhe ka rezultuar në një mbështetje të fuqishme nga bashkatdhetarët që jetojnë dhe punojnë atje.

“Mërgata jonë është e bashkuar, e fortë dhe krenare,” ka deklaruar Sulejmani, duke theksuar se përkrahja që po merr nga diaspora është një sinjal i qartë i unitetit kombëtar dhe i përkushtimit ndaj vendlindjes.

“Çdo takim me ju është dëshmi se fuqia jonë nuk njeh kufij. Bashkë, në vendlindje e në mërgim, jemi një trup i vetëm. Me zemër për Zhelinën, me zemër për atdheun!” – ka shtuar ai.

Mbështetja nga diaspora shihet si një faktor kyç në garën për Zhelinën, ndërsa vizita në Itali është pjesë e fushatës së tij për të konsoliduar përkrahjen edhe jashtë vendit.