Mashtrime me asfalt në Zhelinë? Emir Sulejmani akuzon pushtetin aktual

Kandidati për kryetar të Komunës së Zhelinës ka ngritur akuza të rënda ndaj pushtetit aktual, duke e cilësuar asfaltimin e disa rrugëve si mashtrim zgjedhor dhe jo investim real për qytetarët.

Ai theksoi se rrugët po hapen pa tabela, pa projekte dhe pa mbikëqyrës, ndërsa nuk dihet as kush është realizuesi dhe kush mban përgjegjësi për cilësinë e punimeve.

“Ky është një projekt i bërë vetëm për fushatë zgjedhore, me paratë e qytetarëve. Në vend që të punohet me standarde dhe transparencë, bëhet ‘shkel e shko’ vetëm për të bërë fotografi para zgjedhjeve,” deklaroi kandidati.

Ai shtoi se është e turpshme që një komunë me miliona euro borxh të tallet me qytetarët në këtë formë.
“Komuna e Zhelinës nuk ka nevojë për rrugë të sajuara për vota, por për punë të ndershme e të qëndrueshme,” përfundoi kandidati.