MASH: Me ligjin e ri është zgjidhur në mënyrë sistematike çështja e teksteve shkollore të cilat mungonin gjatë kohës së Qeverisë së mëparshme
Reagim ndaj konferencës për shtyp të partisë politike LSDM
Udhëheqësia aktuale e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, me Ligjin e ri për tekstet shkollore, të përgatitur së bashku me të gjitha palët e interesuara në miratimin, përpilimin dhe shpërndarjen e teksteve shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm, ka zgjidhur sfidën të cilën katër ministra të qeverisë së mëparshme nuk arritën ta tejkalojnë.
Këtë vit shkollor ka tekste shkollore për të gjithë nxënësit dhe shpërndarja tashmë ka përfunduar. Tërësisht tekste te reja shkollore në klasën e shtatë të arsimit fillor dhe në vitin e parë të arsimit të mesëm-gjimnaz, për shkak të zbatimit të programeve të reja mësimore. Për herë të parë, pas shtatë viteve të plota ka tekste shkollore të reja për të gjitha gjuhët e huaja. Përpilimi i programeve mësimore dhe teksteve shkollore të reja do të vazhdojë edhe në vitet shkollore në vijim, si pjesë e planit për reformë me faza të sistemit kombëtar të arsimit.
Tirazhi i plotë i kërkuar nga shkollat është shtypur dhe dorëzuar. Në mënyrë shtesë shkollat dhe nxënësit përveç teksteve të shtypura, si opsion kanë në dispozicion edhe versionet elektronike të të njëjtave ato tekste shkollore të miratuara. Kështu që, janë të kota përpjekjet e partisë politike LSDM me të pavërteta për të zhvlerësuar punën dhe përkushtimin ndaj nxënësve dhe sigurimin e kushteve cilësore të mësimdhënies.
Ka kaluar koha e neglizhencës ndaj sistemit arsimor, ndaj nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve. Ndryshimet po ndodhin, ndërsa efekti do të pasqyrohet përmes brezave e rinj të cilët do të posedojnë njohuri më konkurruese dhe aftësi të nevojshme për sukses.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës