Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut U19 qe drejtohet nga Erhan Selimi, ka regjistruar fitore 2:0 ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës në ndeshjen miqësore të zhvilluar sot në Radovish. Të dy golat e Maqedonisë u shënuan nga Stefan Mladenovski, një në pjesën e parë dhe një në pjesën e dytë përmes penalltisë informon Tetovasot.
Goli i parë erdhi në minutën e 29-të, pas një gabimi të Terzic, kur Hoxha e mori topin dhe ia pasoi Mladenovskit. Pjesa e parë përfundoi 1:0 për Maqedoninë. Në pjesën e dytë, Bosnja pati disa raste, por portieri Iloski dhe pasaktësitë e lojtarëve mysafir shmangën golin.
Goli i dytë u shënua në minutën e 89-të nga penalltia e akorduar pas një ndërhyrjeje të palejuar në zonë, dhe Mladenovski realizoi saktë, duke vulosur fitoren 2:0.
Ndeshja e dytë midis Maqedonisë dhe Bosnjës do të zhvillohet më 6 shtator në orën 11:00 në stadiumin “Blagoj Istatov” në Strumicë.
Përfundimtare:
MAQEDONI U19 – BOSNJË E HERCEGOVINË U19 2:0 (1:0)
Shënues: Stefan Mladenovski 29′, 89′ (p)
Maqedonia: David Iloski, Igor Ristov (74′ Zlatko Radeski), Gorazd Ristovski (86′ Andrej Murdzeski), Nazif Ceka, Luka Atanasovski, David Stojanoski, Nenad Dajmanoski (64′ Kamenço Andonovski), Emir Shabotić (86′ Viktor Delovski), Kishkoar (86′ Arif Loki), Stefan Mladenovski.
Trajner: Erhan Selimi
Bosnja e Hercegovina: Tarik Banjic, Filip Sakota, Petar Gjukanoviç (81′ Danilo Vujicic), Admir Gojak, Jusuf Terzic (66′ Armin Spahic), Darko Basic (60′ Hamza Redzic), Miljan Pantic (73′ Mahir Besic), Din Ramic (81′ Antonio Arapovic), Ceric (73′ Din Delic).
Trajner: Dubravko Orlovic