Maqedonia shkëlqen – fitore bindëse 5:0 ndaj Lihtenshtajnit dhe rikthim në krye të grupit!

Futbollistët e Maqedonisë e mbajtën premtimin dhe me lojë të shkëlqyer e gëzuan jo vetëm veten, por edhe gjithë tifozët, njofton TV21.

Maqedonia shënoi një tjetër fitore të madhe – këtë herë me rezultat të pastër 5:0 kundër Lihtenshtajnit, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.

Në pjesën e parë, pavarësisht rasteve të shumta, vetëm Elmas arriti të realizojë në minutën e 15-të duke i dhënë epërsi 1:0 Maqedonisë.
Shpërthimi i vërtetë erdhi në pjesën e dytë, kur futbollistët shënuan edhe katër gola të tjerë: Bardhi (52’), Çurlinov (56’), Qamili (82’) dhe Stankovski (90’).

Me këtë triumf, Maqedonia u rikthye në krye të tabelës, duke lënë pas Uellsin dhe Belgjikën, e cila sonte luan ndaj Kazakistanit që gjendet në vendin e katërt.

Sfida e radhës për kuqeverdhët vjen në tetor: më 10 tetor në udhëtim ndaj Belgjikës, ndërsa më 13 tetor në Shkup përballja me Kazakistanin.