Ky rrethrrotullim u mbyll në kohë rekord – shikoni pse! (VIDEO)

Zgjidhjet e këqija teknologjike nuk janë të rralla dhe gabimet bëhen shpesh në planifikimin e trafikut. Nëse mendonit se vetëm vendi ynë kishte shembuj të këqij, duhet të dini se ka edhe më të këqij.

Këta “ekspertë” dolën me një kryqëzim në formë rombi, duke e quajtur atë rrethrrotullim. Zgjidhja i ngatërroi aq shumë shoferët sa autoritetet u detyruan ta kthenin kryqëzimin në gjendjen e mëparshme vetëm një javë pasi u instalua.

Përveç formës së tij të çuditshme, është një koncept që në praktikë nuk lejon kthimin nga drejtime të caktuara. Konkretisht, në këtë “rrethrrotullim” është e pamundur që një makinë të bëjë një rreth të plotë.

Më shumë se 22,000 automjete e përdorin këtë rrugë çdo ditë, përfshirë 1,760 kamionë. Është një rrugë kryesore që lidh periferitë e Liverpulit me aeroportin e ri.

A new (not so) roundabout in Sydney
byu/whydyousaydat inCrappyDesign