Dje është arrestuar hoxha i fshatit Shalë të Lipjanit, Bujar Amerllahut, kanë bërë të ditur burime të Klankosova.
KK ka arritur që të sigurojë fotografinë e Amerllahut, i cili dyshohet për veprën penale “Fajde” dhe “Detyrim”.
“Masa e paraburgimit i është caktuar nga 30 gushti 2025 deri më 30 shtator 2025”, bën të ditur më tej ky burim.
Personi i përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohet i pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.