Kuvendi në “pritje”, Basha thërret partitë në takim!

Kryetari i Kuvendit ka planifikuar të nis një cikël takimesh me subjektet politike me qëllim, siç thotë, vazhdimin e punës së Kuvendit, përkundër deklarimeve të PDK, LDK, AAK dhe Nisma-s se Kuvendi nuk është konstituuar.

Zyra e kryeparlamentarit të Kosovës i tha televizionit 21 se nuk dihet se kur do të nisin takimet konsultative të paralajmëruara nga Kryetari Basha, apo në çfarë formati do të zhvillohen. Sipas deklarimeve të zyrtarëve të Kuvendit nuk është e qartë ende nëse takimet do të zhvillohen në kuadër të Kryesisë apo do të mbahen në zyrën e kryetarit.

Pas dështimit të mbledhjes së kryesisë në mungesë të kuorumit, Kuvendi nuk ka ka bërë asnjë njoftim publik se si do të jenë hapat tutje në drejtim të zgjidhjes së bllokadës. /RTV21