Kumanovë: Kallëzim penal për kontrabandë migrantësh ndaj një 21-vjeçari nga Negotina

Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Veri ka ngritur kallëzim penal kundër B.P. (21) nga Negotina për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Kontrabandë migrantësh”.

Sipas raportit zyrtar, më 21 janar 2025, në autostradën “Miqësia” pranë Kumanovës, nëpunës policorë kanë ndaluar automjetin pasagjerësh “Volkswagen Tuareg” të drejtuar nga i denoncuari. Gjatë kontrollit janë gjetur pesë persona emigrantë – tre nga India dhe dy nga Nepali – të cilët duhej të transportoheshin deri në Gjevgjeli.

Policia njofton se po ndërmerren masa të mëtejshme për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.TS