Kosova fiton 15 medalje në Kampionatin Mesdhetar të Karatesë në Spanjë

Karateistët e Kosovës kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm në Kampionatin Mesdhetar të Karatesë, që u zhvillua në Guadalajara të Spanjës, duke u kthyer në atdhe me 15 medalje, prej tyre 7 të arta, 4 të argjendta dhe 4 të bronzta.

Falë këtij rezultati mbresëlënës, Kosova u rendit në vendin e dytë në tabelën e përgjithshme të shteteve pjesëmarrëse, menjëherë pas vendit organizator, Spanjës.

Medaljet e arta u fituan nga:
Lanika Rexhepi
Prijam Gashi
Aid Curri
Korab Gashi
Suela Arifi
Meshkujt ekipore (junior)
Meshkujt ekipore (kadet)
Medalje të argjendta fituan:
Rion Bahtiri
Blerand Osmani
Betim Maliqi
Diellza Sejdijaj
Medalje të bronzta morën:
Lijana Iseni
Dea Hasanaj
Fortesa Orana
Vajzat ekipore (junior)
Ky është një tjetër dëshmi e përkushtimit dhe rritjes së nivelit të karatesë në Kosovë, si dhe një krenari për sportin kosovar në arenën ndërkombëtare.