Komuna si Qelizë themelore e zhvillimit Ekonomik

Zhvillimi ekonomik i komunës, hovin e zhvillimit, e merr në oborrin e sektorit afarist privat, me karakter domethënës në punësimin e qytetarëve,zbutjen e migrimit, dhe ngritjen e zhvillimit ekonomik të komunës, si dhe përmirësimin e standardit jetësor, përafërsisht me shtetet tjera më të vjetra të Unionit Evropian.
Pushteti lokal si dora e parë e pushtetit qendrorë. Ose si katalizator që duhet të mare pjesë indirektë ,në shtytjen e proceseve zhvillimore tekniko teknologjike, që të mos ngelë pas komunave tjera, më se e nevojshme është inkuadrimi i kuadrove, profesionale në stafin, për çështje ekonomike të komunës. Në këtë mënyrë komuna si shkas për ekspanzimin ekonomik, në territorin ku administron. Komuna duhet të jetë, sa më afër me subjektet private.Subjektet private me numër më të madh e punësojnë popullatën e Komunës,pra kushtimishtë Komuna e ka si obligim të konsultohet me subjektet private,për t’ua pregaditur plane hapsinore urbanistike për përmirësimin e infrastrukturës sipas kërkesave të subjekteve afariste.Subjekte private e ndihmojnë direkt apo indirekt ngritjen e standardit jetësorë në territorin e Komunës Komuna e ka obligim moral,që t’i informoje subjektet në teritorin e vet të cilat lidhen direkt me fondet Evropiane për zhvillim.Duke i informuar për grantet investuese, nga fondet apo bankat botërore të dedikuara për zhvillimin e Komunave. Sektori privat derdhën mjete financiare në arkën shtetërore nga taksat, TVSh dhe realizimin e fitimit afaristë në subjektet ekonomike. Sektori privat meriton një kujdes më të theksuar se nga e kaluara, sektori privat është objektivë e Unionit Evropian.
Është i domosdoshëm funksionalizimi dhe bashkërendimi i trekëndëshit të akterëve institucional: Ministritë e linjës-komunë-sektor privat. Qasjet tjera janë politika afatshkurtra dhe pa efekte reale në zbutjen e papunësisë. Andaj, bashkërendimi i politikave të nivelit qëndror dhe të atij në komunë është domosdoshmëri e kohës.Mirëpo akoma nuk funksionon bashkërenditja.
Me formatin aktual të qeverisjes,pushteti lokal,nuk ka fuqi juridike,për të marë hapa fatlume,që t’i kënaqë kërkesat e qytetarëve të vetë,për kërkesat elementare,për një standard jetësor më të avancuar.Pushteti qendror i’a kufizon lirinë komunës për tu përgjegjur nevojave të qytetarëve të komunës.Kryetarit të komunës i bie përgjegjësia për ngecje zhvillimore.
Gjegjësisht pa zhvillimin e komunave nuk zhvillohet,edhe vendi, kjo dukuri e inicon popullatën detyrimishtë, që punsimin ta kërkojë në migrim. Vendi ngelën pa kuadro prefesionale,dhe kapacitetet industriale nuk e arijnë pruduktivitetin optimal.
Deri sa pushteti qendror,nuk bën tërheqje nga pushteti lokal,me decentralizim,që komuna të vetqeverisin me financat,autonomi fiskale,dhe me projektet sipas nevojës së komunës, nuk do ketë zhvillim ekonomik, dhe nuk do dalën nga borxhet,indirekt i tërë vendi nuk zhvillohet.Kualifikohet centralizimi,si pengesë kryesore e mos zhvillimit ekonomik
Nexhat Bexheti