Kolona disa kilometra të gjata, më shumë se një orë pritje dhe mbingarkesë në kufij pas fundjavës së gjatë
Pas fundjavës së zgjatur, në disa lokacione në të gjithë Maqedoninë vërehen radhë të mëdha dhe bllokime trafiku. Në pikat kufitare për hyrje nga Greqia ka pritje prej disa orësh – në Evzoni nga një orë e gjysmë deri në dy orë, në Dojran rreth dy orë dhe po aq edhe në Mexhitli.
Gjithashtu, në pikën kufitare Qafasan për hyrje nga Shqipëria në Maqedoni ka mbingarkesë trafiku. Bllokime trafiku janë regjistruar edhe në rrugën nga Ohri në Shkup, në segmentin nga Strazha në Gostivar, ku ka një radhë njëkilometërshe dhe njerëzit duhet të presin për gati dy orë.
Shoferëve u këshillohet të jenë të duruar dhe të përgatitur për një periudhë më të gjatë pritjeje.