Të paktën katër persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur në një sulm me armë zjarri në Jerusalem, në zonën Ramot Junction.
Autoritetet izraelite thanë se dy atentatorët u neutralizuan nga forcat e sigurisë, transmeton klankosova.tv.
Sulmi ndodhi në një autobus, por ende nuk ka asnjë pretendim përgjegjësie nga ndonjë grup i armatosur.