Kalimi në vijat e bardha me celular do të gjobitet me 40 euro, përdorimi i celularit gjatë ngasjes me 50 euro – ndryshimet në Ligjin për Siguri në Trafik hyjnë në fuqi më 26 shtator
Ngadalë po i vjen fundi ecjes me telefon në vesh ose ngasjes së trotinetëve me kufje – ndryshimet në Ligjin për Siguri në Trafik hyjnë në fuqi më 26 shtator.
Siç përcjell Telma, kalimi në vijat e bardha duke përdorur celularin do të gjobitet me 40 euro, ndërsa drejtuesit e trotinetëve, motorëve ose traktorëve që përdorin pajisje elektronike gjatë ngasjes do të paguajnë 50 euro.
“Përdoruesi në këmbë është i obliguar të lëvizë me kujdes, pa përdorur pajisje elektronike… të cilat do t’ia ulnin vëmendjen gjatë kalimit të rrugës ose korsisë së biçikletave”, thuhet në nenin 116-a të Ligjit.
Nga Viti i Ri do të zbatohet edhe sistemi “Qytet i Sigurt (Safe City)”, i cili përmes kamerave të vëzhgimit do të zbulojë shkeljet e trafikut. Por për këtë nevojitet që të miratohet edhe Ligji për Kundërvajtje, i cili ende nuk është shqyrtuar në Kuvend.