Sipas televizionit Al Masirah të Jemenit, të drejtuar nga rebelët Huthi, Izraeli ka sulmuar kryeqytetin e vendit, Sanaa.
Transmetuesi nuk ka dhënë shumë detaje të mëtejshme mbi sulmin, por tha se disa persona janë vrarë dhe plagosur.
Mediat izraelite po raportojnë gjithashtu se ushtria po e sulmon qytetin, shkruan Sky News.
Një zëdhënës ushtarak i Houthëve – një grup i mbështetur nga Irani që drejton pjesë të Jemenit, përfshirë kryeqytetin – tha se mbrojtja e tyre ajrore po interceptonte një sulm izraelit.
Dëshmitarët thonë se sulmi izraelit ka synuar ministrinë e mbrojtjes të rebelëve Huthi.
Banorët e Sanaas i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se sulmi është kryer në një vendstrehim midis dy maleve që përdoret si seli komande dhe kontrolli.
Ende nuk është e qartë se sa dëme janë shkaktuar.
Midis objektivave, sipas radios së ushtrisë izraelite, ishin selia e rebelëve Huthi dhe kampet ushtarake.