Izraeli shpall tokë shtetërore 45 hektarë tokë shtetërore të Bregut Perëndimor

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit, IDF kanë intensifikuar ndjeshëm ndërhyrjen në qytetin e Gazës, duke avancuar drejt zemrës urbane të saj. Njësitë tokësore, të përbëra nga trupa dhe mjete të blinduara, janë futur në lagjen e dendur Sheikh Radwan një nga zonat më të mëdha të qytetit. Sipas raportimeve nga Reuters, përparimi vjen pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për ndalimin e ofensivës, ndërsa banorët lokalë njoftojnë për shkatërrime masive të banesave dhe strehimeve të përkohshme të zhvendosurve.

Si pasojë e operacioneve ushtarake, rreth 70 deri në 80 mijë persona janë detyruar të largohen nga Gaza brenda pak ditësh rreth 10 mijë prej tyre vetëm gjatë fundjavës. Të dhënat vijnë nga burime të Ministrisë së Mbrojtjes izraelite, të cituara nga televizioni publik Kan. Autoritetet izraelite pretendojnë se grupi Hamas ka ndërmarrë përpjekje për të frenuar lëvizjen e popullsisë, duke përdorur civilët si pengesa taktike dhe për qëllime propagandistike. Megjithatë, shumë civilë kanë arritur të kalojnë barrikadat dhe të largohen drejt zonave më të sigurta në jug.

Në një zhvillim të ndarë, autoritetet izraelite kanë deklaruar një sipërfaqe prej 45 hektarësh në veri të Bregut Perëndimor si “tokë shtetërore”. Zona ndodhet pranë avanpostit Havat Gilad, i cili nuk njihet zyrtarisht si vendbanim legal. Kjo hap rrugën për ndërtimin e infrastrukturës apo zgjerimin e vendbanimeve hebraike.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Izraelit, kjo tokë më parë konsiderohej pjesë e zonave rurale të fshatrave palestinezë përreth – përfshirë Jit, Tell dhe Fara’ata por nuk rezulton e regjistruar si pronë private. Personat që pretendojnë pronësi mbi këtë tokë kanë afat 45 ditë për të paraqitur kundërshtimet e tyre.