Ish ministri i jashtëm italian Luigi Di Maio: Osmani është mik i respektuar Evropës, i Italisë që do mbahet mend për përpjekjet për anëtarësimin e vendit në BE
Ish-ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio, përmes një video-mesazhi shprehu mbështetje të fuqishme për kandidaturën e Bujar Osmanit për kryetar të Komunës së Çairit.
Në një mesazh emocional dhe të fuqishëm, Di Maio theksoi orientimin evropian të Osmanit dhe përkushtimin e tij për forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare:
„Ne kemi qenë ministra të Jashtëm bashkë, kemi shërbyer bashkë. Para së gjithash, Bujari është mik i madh i Evropës dhe i Bashkimit Evropian.Ai është shumë i respektuar në Evropë. Më kujtohen shumë mirë përpjekjet e tij për të forcuar marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, si dhe ambiciet e tij për ta afruar gjithnjë e më shumë vendin drejt anëtarësimit.“
Ai vuri në pah edhe rolin e Osmanit në forcimin e lidhjeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Italisë:
„Ti je mik i madh i Italisë. Ne kemi punuar shumë bashkë për t’i afruar vendet dhe popujt tanë. Më kujtohen fjalët e tua plot krenari për diasporën dhe për rëndësinë e qytetarëve të të dy vendeve në forcimin e lidhjeve mes kombeve dhe qeverive tona.“
Në fund të mesazhit të tij, Di Maio dha një dëshmi personale dhe një mbështetje të hapur:
„Ti je mik shumë i mirë imi, sepse je politikan i besueshëm. Të uroj shumë sukses në në sfidën e re. Jam i bindur se njerëzit seriozë, të aftë dhe mbrojtës të fortë të qytetarëve të tyre gjithmonë do të kenë mbështetje, herët ose vonë, në çdo garë politike. Suksese me kandidaturën, suksese qytetarëve të tu dhe vendit tënd.“
Me këtë video-mesazh, Luigi Di Maio shprehu qartë dhe pa ekuivok mbështetjen e tij për Bujar Osmanin në garën për kryetar të Komunës së Çairit, duke theksuar se kandidatura e tij paraqet një mundësi të re si për qytetarët, ashtu edhe për vendin.