Ingram & Vendors Networking #4: Përcaktohen drejtimet e reja të punës me IA-në, vijon një periudhë dinamike
Me përfundimin e edicionit të katërt të Ingram & Vendors Networking #4, edhe një herë
Ohri kualifikohet si një vend ku krijohen drejtimet e reja në industrinë e TI-së në rajon.
Konferenca mblodhi pothuajse 200 pjesëmarrës – ekspertë të TI-së, liderë biznesi, partnerë
dhe përfaqësues të kompanive globale dhe rajonale. Kjo ngjarje është rritur në një forum në
të cilin kryqëzohen vizionet, teknologjitë dhe praktikat që përcaktojnë të ardhmen e
transformimit digjital.
Këtë vit, fokusi ishte vënë në IA-në si një vegël konkrete që u vihet në dispozicion
kompanive – jo si një eksperiment, por si një pjesë thelbësore e proceseve. Bëhet fjalë për
vegla që automatizojnë, analizojnë, parashikojnë dhe reagojnë.
“Kjo nuk është vetëm një konferencë. Ky është vendi që mendjet më të ndritura të rajonit
në teknologji, biznes dhe inovacion takohen për të përcaktuar atë se çfarë do të vijojë… Ne e
kemi dijen, rrjetin dhe momentin. Tani le ta shndërrojmë këtë në ndikim”, theksoi Filip
Siljanovski, drejtor i përgjithshëm i ,,Ingram Micro’’ për Maqedoninë, Shqipërinë dhe
Kosovën, në fjalimin e tij.
Pas tij fjalën e mori Radosllav Nastasijeviç Varxhiski, zëvendësministër për transformimin
digjital të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili theksoi se sektori privat është një
katalizator i vërtetë për dijen, teknologjitë e reja dhe inovacionet.
“Ngjarjet si kjo janë thelbësore për ne: Ato lidhin komunitetin e biznesit vendor me rrjedhat
globale teknologjike dhe garantojnë se tendencat më të fundit ndërkombëtare sillen këtu,
në Maqedoni. Për ne, transformimi digjital është më shumë sesa teknologji. Ai është një
shtytës ekonomik. Hap tregje të reja, krijon vende të reja pune dhe forcon
konkurrueshmërinë. Vizioni ynë është i qartë: digjitalizimi duhet të bëhet pjesë e jetës së
përditshme, të fuqizojë qytetarët, të forcojë kompanitë dhe të ndërtojë themelet për rritje
dhe prosperitet afatgjatë”, theksoi zëvendësministri.
Angell Sarbakov, inxhinier për stërshitje i ,,Ingram Micro’’ për rajonin, prezantoi burimet e
kompanisë: qendrat e ekselencës që ofrojnë mbështetje në zhvillimin e zgjidhjeve më të reja
të teknologjisë së informacionit, qendrat e trajnimit të autorizuara që ofrojnë trajnime të
specializuara të përshtatura sipas nevojave të klientëve, si dhe qendrat e testimit VUE ku
profesionistët mund të japin provim për certifikata të njohura ndërkombëtarisht.
Në temën për sigurinë u ndërlidh Petar Markota, inxhinier për siguri nga Check Point, i cili
prezantoi vizionin për “mbrojtje proaktive në një botë tejet të lidhur” përmes zgjidhjes
Infinity External Risk Management. Ai theksoi se inteligjenca artificiale dhe teknologjitë e
përparuara sot u ofrojnë organizatave dukshmëri të plotë të gjurmës së tyre digjitale dhe
parandalimin e kërcënimeve përpara se ato të shkaktojnë dëme.
Dragan Novakoviq, konsulent dhe inxhinier sistemesh në fushën e sigurisë kibernetike në
Cisco, foli rreth tendencave më të fundit në zgjidhjet e sigurisë, duke përfshirë muret
mbrojtëse hibride, Secure Services Edge, menaxhimin e identitetit, XDR dhe segmentimin e
qendrave të të dhënave të ndihmuara nga inteligjenca artificiale..
Mlladen Krivokuqa, kryeinxhinier i zgjidhjeve në “MBCOM”, prezantoi transformimin e
VMware në kuadër të Broadcom dhe inovacionet e sjella nga vSphere dhe VCF 9. Ai theksoi
se këto teknologji mundësojnë krijimin e mjediseve private të cloud-it që janë të sigurta, të
shkallëzueshme dhe të gatshme për aplikacione moderne.
Në fjalimin e tij frymëzues, Goce Jankullovski, menaxher rajonal për Evropën Qendrore dhe
Lindore në ,,Dell Technologies’’, theksoi se inteligjenca gjeneruese artificiale është një
“mundësi që vjen vetëm një herë në një gjeneratë” dhe se Dell është gati ta demokratizojë
këtë teknologji, duke e bërë atë të arritshme për kompanitë dhe shoqërinë.
Në fushën e menaxhimit të të dhënave, Nemanja Pejiq, inxhinier sistemesh në ,,Veeam’’,
prezantoi versionin e ri v13, me përmirësime domethënëse teknike që rrisin efikasitetin dhe
sigurinë e të dhënave.
Konferencën e përmbylli Jelena Milosheviq, lider për partnerë në ,,IBM,’’ e cila ndau
historinë e IBM Client Zero. Ajo shpjegoi se si kompania arriti produktivitet të
jashtëzakonshëm përmes automatizimit dhe inteligjencës artificiale dhe theksoi rolin e IBM-
së në ndihmën e partnerëve dhe klientëve të saj për t’u bërë më të shkathët dhe efikasë në
një botë gjithnjë e më komplekse.
Edicioni i katërt i Ingram & Vendors Networking e justifikoi edhe një herë reputacionin e tij
si një konferencë kryesuese rajonale në fushën e teknologjisë. Me pothuajse 200
pjesëmarrës, me një agjendë të pasur dhe folës që ofruan vizione dhe zgjidhje për të
tashmen dhe të ardhmen, Ohri ishte vendi ku u konfirmua se inteligjenca artificiale, siguria
kibernetike dhe transformimi digjital nuk janë më koncepte, por një realitet që formëson
organizatat, institucionet dhe shoqërinë.