Houthit sulmojnë Tel Avivin me raketë balistike hipersonike

Lëvizja rebele Huthi e Jemenit, e njohur ndryshe si Ansar Allah, ka deklaruar se ka kryer një sulm me raketë balistike hipersonike ndaj disa objektivave në Tel Aviv, në mes të tensioneve të rindezura në rajon.

Sipas një deklarate të publikuar nga zëdhënësi i Huthëve, Yahya Saria, dhe transmetuar nga televizioni Al Masirah, raketa e përdorur ishte e tipit Palestina-2, e përshkruar nga grupi si raketë balistike hipersonike me koka të shumëfishta bërthamore.

“Forcat raketore jemenase kryen një operacion të posaçëm ushtarak duke përdorur një raketë balistike hipersonike Palestina-2, e cila goditi disa objektiva të cenueshme në zonën e pushtuar të Jaffa-s (Tel Aviv). Operacioni arriti me sukses qëllimet e tij,” tha Saria.

Nga ana tjetër, ushtria izraelite konfirmoi më herët të shtunën se kishte ndërprerë një raketë të lëshuar nga Jemeni, duke deklaruar se raketa u kap jashtë hapësirës ajrore izraelite. Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në disa zona të vendit, por nuk raportohet për dëme apo viktima.