Për herë të parë, Radiotelevizioni Italian RAI do të nisë më 21 shtator transmetime të dedikuara në gjuhën arbëreshe, duke i dhënë zë dhe hapësirë një prej komuniteteve më të vjetra shqiptare në diasporë.
Iniciativa e RAI Calabria-s parashikon prodhimin e reportazheve dhe emisioneve radio-televizive, të cilat synojnë te ruajne kulturën, gjuhën dhe identitetin e arbëreshëve në Itali.
Programet e reja nisin të dielën, më 21 shtator. Nga ora 09:30-10:30 në Rai 3 do të transmetohet një emision i perjavshëm televiziv, i fokusuar tek vizitat në qytezat arbëreshe dhe dokumentimi i jetës së tyre.
Ndërkohë, çdo ditë nga e hëna ne të premte, në Radio Rai 1, do të transmetohet një program rreth 30-minutësh që do të evidentojë traditat, zakonet, moralin dhe trashëgiminë gjuhesore te arberesheve.
Ky hap historik shënon një moment kthese për arbëreshët e Italisë, të cilët prej gati gjashtë shekujsh kanë ruajtur gjuhën dhe traditat shqiptare. Për ta, transmetimet në gjuhën e te parëve nuk jane vetëm media, por një urë e fortë që lidh të shkuarën me të ardhmen.