Hekurudha Kinë-Laos ka transportuar më shumë se 59 milionë pasagjerë që nga hapja e saj në dhjetor 2021, sipas China Railway Kunming Group Co., Ltd, shkruan Xinhua.
Pjesë e nismës: “Një brez, një rrugë” hekurudha Kinë–Laos, është një projekt madhor që ka transformuar transportin dhe ekonominë në rajon.
Foto nga VCG
Ajo ka një gjatësi prej 1,035 kilometrash dhe lidh Kunmingun (Kina Jugperëndimore) me Vientianën (kryeqyteti i Laosit)
Hekurudha është elektrike me standarde kineze dhe koha e udhëtimit është rreth 9 orë e 30 minuta.
Deri në korrik 2025, janë transportuar mbi 64.5 milion ton mallra, përfshirë 14.9 milion ton mallra ndërkufitare.
Kostoja e ndërtimit llogaritet 6 miliardë dollarë.