Guteresh: Nuk duhet të ndihemi të frikësuar nga kërcënimet izraelite

Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh deklaroi sot se bota nuk duhet të ndjehet e frikësuar nga kërcënimet izraelite për hakmarrje për njohjen e shtetësisë palestineze ose politikat të cilat i mbështesin palestinezët.

“Qeveria izraelite vazhdimisht po përparon me masa për shkatërrim të plotë në Rripin e Gazës dhe zbatimin e aneksimit të fshehtë të Bregut Perëndimor”, deklaroi Gutereshi.

Me njohjen e shtetit palestinez, të planifikuar për të hënën në samitin e KB-së nga ana e Francës dhe disa vendeve të tjera, përfaqësuesit izraelitë hapur e kërcënuan Parisin me masa diplomatike, si dhe me aneksim të Bregut Perëndimor, të cilin Izraeli e okupoi nga viti 1967.

Por për Gutereshin, çfarëdo “justifikimi” që përdor Izraeli për politikat e tij në territoret palestineze ose kundër vendeve që tregojnë mbështetje për shtetin palestinez, në fakt ky është “veprim i vazhdueshëm, hap pas hapi nga qeveria e Izraelit për të penguar palestinezët të kenë një shtet”.

“Sepse nuk guxojmë të ndihemi të frikësuar nga rreziku i hakmarrjes, sepse pa dallim se çka bëjmë, këto aksione do të vazhdojnë”, tha Gutereshi.

“Mendoj se është me rëndësi që ata (Izraeli) të ndjehen gjithnjë e më të izoluar që të ndryshojnë”, shtoi sekretari i përgjithshëm i KB-së, mbështetës i fuqishëm i zgjidhjes me dy shtete edhe për Izraelin edhe për Palestinën.

Ai e përshkroi perspektivën për njohje të mëtutjeshme të Palestinës si “simbol jashtëzakonisht të rëndësishëm për popullin palestinez”.

Gutereshi bëri thirrje për armëpushim në Rripin e Gazës.

“Këtë që e shohim në Gazë është e tmerrshme. Ky është niveli më i keq i shkatërrimit të cilit e kam parë pasi u bëra sekretar i përgjithshëm, sipas gjitha gjasave në gjithë jetën tonë”, shtoi Guteresh.

“Fuqishëm besoj se kjo është, moralisht, politikisht dhe ligjërisht e papranueshme”, duke refuzuar ta përdorë fjalën “gjenocid” në mungesë të vendimit gjyqësor për këtë çështje.