Zvicra dhe Kosova do të përballën të premten në Basel me fillim në ora 20:45 në nismë kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndajnë gjyqtarët polakë, bëjnë të ditur nga UEFA.
Gjyqtari Szymon Marciniaik do të udhëheqë këtë përballje, ndërsa Tomasz Listkiewcz dhe Adam Kupsik do të jenë anësor.
Ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës do të jetë një përballje interesante, pasi që edhe në kombëtaren e Zvicrës ka lojtarë shqiptarë. Ndërkaq, siç bëhet e ditur shumë shqiptarë të diasporës kanë blerë bileta për t’i dhënë përkrahje Kosovës në këtë përballje.