“Gëzuar i dashur kryetar”, Rama ia uron ditëlindjen Nanos, e quan lider historik

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar Fatos Nanon për 73 vjetorin e lindjes së tij. Teksa ka ndarë një foto me Nanon, Rama shkruan se ai ka një meritë të madhe në rrugën e vendit drejt BE, pasi e ktheu PS-në në një forcë me sy e zemër nga Evropa.

“Në këtë ditë të shënuar të lindjes së tij – teksa pas hapjes së 4 kapitujve të tjerë të negociatave të anëtarësimit, po udhëtoj për të mbajtur një leksion në Kolegjin legjendar të Europës në Bruzh – më erdhi krejt natyrshëm dëshira që t’i uroj publikisht Fatos Nanos, liderit historik të Partisë Socialiste, një ditëlindje të gëzuar dhe jetë të gjatë 100 vjet Sot kur Shqipëria e sheh nga afër majën ku duhet të ngjitet pas një rrugëtimi të stërgjatë, dua të them se si pjesë e këtij rrugëtimi, Fatosi ka meritën e madhe që e ktheu partinë tonë në një forcë me sy e me zemër nga Europa dhe sikur ta mendosh për një moment, atë fazë të parë të historisë së Partisë Socialiste, në Shqipërinë e zhytur në vorbullën e rrumpallës demokratikase, pa Fatos Nanon në krye të saj, mendja të thotë se rruga jonë mund të kishte qenë shumë më gjatë”, shkruan Rama.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo