Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Zvicrës – Foda me rreshtim sulmues

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda pritet të inkuadrohet në ndeshjen ndaj Zvicrës me një formacion shumë sulmues.

Dardanët luajnë në udhëtim te Zvicra në ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës 2026, në kuadër të Grupit B.

Ekipi i Fodas ka kryer të gjitha përgatitjet për këtë ndeshje dhe janë gati të luftojnë për një rezultat pozitiv.

Franco Foda zgjedh 23 futbollistët për ndeshjen ndaj Zvicrës, dy lojtarë mbesin në tribuna

Lexo po ashtuFranco Foda zgjedh 23 futbollistët për ndeshjen ndaj Zvicrës, dy lojtarë mbesin në tribuna

Por, si do të luajë Foda në këtë ndeshje dhe me çfarë rreshtimi?

Telegrafi mëson se trajneri gjerman pritet t’i besojë skemës 4-4-2, ku në raste mund të rikthehet në 4-2-3-1.

Në portë i paprekur është Arijanet Muric, teksa në mbrojtje do të luajnë Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani, Lumbardh Dellova dhe Dion Gallapeni, i cili shihet si favorit para Leart Paqaradës.

Në dyshen e mesfushës, Elvin Rexhbecaj do të ketë partner të ri të sapoardhurin Leon Avdullu, teksa nga krahët favoritë janë Ermal Krasniqi dhe Muharrem Jashari.

Dyshja e sulmit të Kosovës ndaj Zvicrës do të përbëhet nga Vedat Muriqi dhe Fisnik Asllani, me këtë të fundit që do të ketë më shumë detyra mbrojtëse.

Formacioni i Kosovës  ndaj Zvicrës