Flakron Bexheti zgjidhet nënkryetar i katërt i ASH-së

Në Kuvendin e Aleancës për Shqiptarët është zgjedhur nënkryetari i katërt i partisë, Flakron Bexheti.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i ASh-së, Arben Taravari, i cili vlerësoi kontributin e Bexhetit në skenën politike shqiptare.

“Flakron Bexheti është një kuadër i dalluar dhe kontribues i proceseve politike. Ai ka qenë një nga themeluesit e ASh-së, duke nisur nga Lëvizja për Reforma në PDSH”, theksoi Taravari.

Zgjedhja e Bexhetit vjen si pjesë e përforcimit të strukturave udhëheqëse të Aleancës për Shqiptarët.