Emir Sulejmani në Strimnicë: Forca jonë buron nga bashkimi dhe puna, jo nga fjalët boshe

Kandidati i Aleancës për Komunën e Zelinës (AKI), Emir Sulejmani, zhvilloi një takim të ngrohtë dhe motivues me banorët e fshatit Strimnicë. Të pranishmit shprehën mbështetjen dhe besimin e tyre për një rrugëtim të përbashkët drejt ndryshimit dhe dinjitetit në qeverisjen lokale.

Në fjalën e tij Emir Sulejmani theksoi se bashkimi, fjala e sinqertë dhe puna konkrete janë vlerat mbi të cilat ndërtohet një e ardhme më e mirë për komunën.

“Çdo takim me njerëzit e Strimnicës është dëshmi se forca jonë buron nga bashkimi, nga fjala e ndershme dhe nga besimi në ndryshim. Strimnica dhe shokët tanë janë pjesë e pandashme e këtij rrugëtimi për një komunë me më shumë dinjitet – me punë e jo me fjalë boshe,” – u shpreh Emir Sulejmani.

Ky takim ishte një tjetër hap i rëndësishëm në fushatën e AKI-së, që po ndërtohet mbi parimet e transparencës, përfshirjes dhe shërbimit të ndershëm ndaj qytetarëve.