E rëndë në Durrës, 18 vjeçarja italiane përdhunohet në shezlongët përballë hotelit, turistja ka dëmtime në trup
Një ngjarje e rëndë raportohet këtë mëngjes nga qyteti bregdetar i Durrësit, ku Policia bën me dije se ka arrestuar një 26 vjeçar, nën akuzën se ka përdhunuar dhe i ka shkaktuar dëmtime fizike një turiste italiane, 18 vjeçare.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:25 të mëngjesit të datës 05.09.2025, në shezlongët përballë një hoteli në lagjen 13. Agresori, tashmë i arrestuar nga Policia e Durrësit, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me 18 vjeçaren italiane.
Strukturat e hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas njoftimit të marrë se një shtetas kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë dhe duke i shkaktuar dëmtime fizike një 18-vjeçareje italiane, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Pas disa orësh hetimesh dhe veprimesh profesionale, u bë e mundur identifikimi i autorit, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i tij në flagrancë, konkretisht shtetasi L. P., 26 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës, i dënuar më parë.
26-vjeçari rezulton në skedat e Policisë i dënuar më parë, me precedentë të theksuar kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të vjedhjes.
Materialet hetimore do t’i kalohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14–18 vjeç”.