E kryer, Senne Lammens portieri më i ri i Manchester United

Manchester United ka arritur marrëveshje për të nënshkruar me portierin e Royal Antwerp, Senne Lammens.

Një tarifë prej 21 milionë eurosh, plus bonuse, është rënë dakord mes dy klubeve, pa përfshirë klauzolë për përqindje në rishitje.

Lammens është duke udhëtuar drejt Manchesterit, ndërsa ka arritur marrëveshje për kushtet personale të një kontrate pesëvjeçare, teksa të gjitha palët po punojnë për të finalizuar marrëveshjen para afatit të transferimeve.

Fillimisht, Manchester United nuk kishte planifikuar të transferonte një portier, përveç nëse Andre Onana do të shitej. Megjithatë, ky plan ndryshoi pas humbjes në javën e parë të Ligën Premier ndaj Arsenalit.

Onana mungoi në humbjen 1-0 ndaj Arsenalit, me Altay Bayindir që mori vendin e titullarit. Portieri turk 27-vjeçar gaboi te goli i vetëm i ndeshjes, duke mos arritur të ndalojë një rivënie këndore që i dha mundësinë Riccardo Calafiorit të shënojë.

Edhe Aston Villa po e konsideronte transferimin e Lammens, përkrah Diogo Costas së Portos, në rast të largimit të Emiliano Martinez, i cili ishte gjithashtu në shënjestrën e United.

Lammens iu bashkua Antwerp nga Club Brugge në korrik të vitit 2023 dhe u bë portieri titullar i skuadrës, duke regjistruar 44 paraqitje, ndërsa Antëerp siguroi kualifikimin në Ligën e Konferencës.