Drejtues të Universitetit të Tetovës, të kryesuar nga Rektori, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, Prorektori për Shkencë, Prof. Dr. Vullnet Ameti, Dekani i Fakultetit Pedagogjik, Prof. Dr. Lulzim Mehmedi, si dhe Prodekania për Arsim e këtij fakulteti, Doc. Dr. Teuta Ramadani-Rasimi, së bashku me delegacionin e Universitetit të Illinois-it Verior nga SHBA, të përbërë nga: Dr. Mary Earick, Dr. Yenitza Guzman, Dr. Dana Isawi, Dr. Eric Junco, Kristin Lee dhe Makbule Irem Pilgir, sot e vizituan Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Delegacionet e sipërpërmendura në ambasadën amerikane në Shkup u pritën nga përfaqësuesit e Sektorit për Diplomaci Publike: Charles M. Santiago Morales, Vanessa Flannes Bordo dhe Gazmend Ilazi.
Në këtë takim me rëndësi, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, shprehu mirënjohjen dhe falënderimin e tij për ndihmën e SHBA-ve në procesin e ngritjes së UT-së, për donacionin e çmuar për themelimin dhe funksionimin e Klinikës Juridike, për partneritetin dhe bashkëpunimin e suksesshëm me universitetet amerikane dhe institucionin tonë në veprimtari të përbashkëta arsimore e shkencore, duke veçuar projektet e shumta ndërkombëtare që zhvillohen në Qendrën për Paqe dhe Komunikim Transkulturor.
Vizita e sotme e udhëheqjes së UT-së dhe e profesorëve të Universitetit të Illinois-it Verior në Ambasadën e SHBA-ve në vendin tonë, forcon edhe më tej marrëdhëniet institucionale dhe hap mundësi të reja bashkëpunimi në fusha të ndryshme, që kontribuojnë në dobi të avancimit të proceseve euro-atlantike të Maqedonisë së Veriut.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Bashkimi i fitores në Çair dhe Saraj!
- LEVICA hedh poshtë akuzat e partive në pushtet se po bashkëpunon me BDI-në
- “Tetova i hap dyertë Bajram Rexhepit: Mbështetje e jashtëzakonshme dhe fitore e sigurt për Tetovën e re” (VIDEO)
- Drejtuesit e Universitetit të Tetovës e vizituan Ambasadën e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut
- Arben Fetai i çon një porosi Maksim Dimitrievskit
- Vdes në moshën 84 vjeçare Abdi Baleta ish-ambasador i Shqipërisë në OKB
- Qendra për Paqe dhe Komunikim Transkulturor e UT-së dhe Northern Illinois University angazhohen për forcimin e dialogut dhe ndërtimin e urave të bashkëpunimit
- Ambasadorët e NATO-s mblidhen në Prishtinë, mesazhe të forta për sigurinë
- Dimitrievski kërkon “kokat” e Ali Ahmetit, Arbër Ademit dhe Kreshnik Bekteshit
- Hodhën librin e Kushtetutës dhe shishe uji ndaj Edi Ramës, përjashtohen 10 ditë nga Kuvendi dy deputetët e PD