Dimitrievski kërkon “kokat” e Ali Ahmetit, Arbër Ademit dhe Kreshnik Bekteshit

Kryetari i partisë ZNAM, Maksim Dimitrievski, ka bërë një deklaratë të drejtpërdrejtë lidhur me përfshirjen e BDI-së në qeverinë e re, duke përjashtuar çdo mundësi bashkëpunimi me këtë parti në formën aktuale.

“Nuk ka vend në Qeveri për BDI-në në të cilën merr pjesë ZNAM,” u shpreh Dimitrievski. Ai la të kuptohet se një bashkëpunim i mundshëm do të mund të ndodhte vetëm në rast të një reformimi të thellë të kësaj partie.

I pyetur nëse me “reformim” nënkuptohet largimi i liderit Ali Ahmeti, Dimitrievski theksoi:
“Nënkupton ndryshimin e lidershipit të asaj partie politike, veçanërisht të…” – duke lënë të nënkuptohet se figura të caktuara në udhëheqësinë e BDI-së përbëjnë pengesë për bashkëpunim.

Ai përmendi edhe disa emra konkretë nga struktura aktuale e BDI-së.
“Si jo, aty e keni edhe Arbër Ademin, Kreshniku është qengji më i madh, dhe kështu me radhë. Artan Grubi është ende në arrati,” tha Dimitrievski, duke përdorur një gjuhë të fortë e kritike.