Dimitrieska-Koçoska në shënimin e 24-vjetorit të themelimit të Regjistrit Qendror

Dimitrieska-Koçoska në shënimin e 24-vjetorit të themelimit të Regjistrit Qendror – Institucionet e fuqishme janë thelbësore për krijimin e klimës më të favorshme afariste dhe krijimin e ekonomisë tregtare funksionale

24 shtator 2025, Shkup – Regjistri Qendror shënoi 24-vjetorin e themelimit të tij. Gjatë fjalimit të saj, ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska vuri në dukje se Regjistri Qendror paraqet shtyllën e infrastrukturës ekonomike dhe juridike dhe është një nga hallkat e krijimit të klimës më të favorshme afariste, avancimit të transparencës dhe mbrojtjes së të drejtës dhe të drejtave të personave fizikë.

“Rrjetëzimi dhe krijimi i i përbashkët i kapaciteteve institucionale janë thelbësore për një shoqëri civile të fuqishme dhe aktive. Për të krijuar ekonomi tregu funksionale që janë themelet e njohurive, inovacioneve dhe të zhvillimit të qëndrueshëm, duhet të kemi institucione të fuqishme dhe klimë afariste të qëndrueshme. Prandaj, bashkëpunimi me Regjistrin Qendror ka rëndësi të veçantë”, theksoi ministrja Dimitrieska-Koçoska.

Ajo potencoi se në periudhën e kaluar, Regjistri Qendror ishte vendosur si institucion i besueshëm dhe bashkëkohor, i cili kishte rol të rëndësishëm në ndërtimin e sistemit institucional efikas, transparent, modern dhe se përmes udhëheqjes së regjistrave të ndryshëm është siguruar përkrahje e plotë për funksionimin e ekonomisë së tregut, mbrojtjen e investimeve dhe besimin institucional, si dhe në kontributin e rritjes së sigurisë juridike dhe zhvillimin më të shpejtë ekonomik.

Ministrja shtoi se për sigurimin e të dhënave statistikore dhe treguesve të ekonomisë shtetërore, që do të shfrytëzohen për përllogaritjen e indikatorëve për matjen e vëllimit dhe ndjekjen e rregullt të ekonomisë joformale, do të punohet në përsosjen e sistemeve për gjenerimin, ndjekjen dhe matjen e treguesve për subjektet juridike, që kanë ndikim në krijimin e klimës më të favorshme afariste për investitorët.

Dimitrieska-Koçoska theksoi gjithashtu rëndësinë e Regjistrit Qendror në luftën kundër ekonomisë gri, duke rritur disiplinën fiskale dhe avancimin e etikës afariste.

“Misioni i Ministrisë së Financave është që përmes menaxhimit të suksesshëm të financave publike të arrihet rritje më e lartë ekonomike dhe të përmirësohet cilësia e jetesës së qytetarëve të Maqedonisë dhe prandaj janë ndërmarrë një numër i madh iniciativash për rritjen e nivelit të edukimit financiar të popullsisë. Në këtë drejtim, i përgëzoj të gjitha iniciativat e sidomos të Regjistrit Qendror, me qëllim që ne si institucione të bëjmë gjithçka në procesin e inkurajimit të të rinjve për t’i udhëhequr bizneset e tyre”, theksoi ministrja e Financave, Dimitrieska-Koçoska.

Në këtë ceremoni mori fjalën edhe Kryeministri Hristijan Mickoski, ministri i Transformimit Dixhital, Stefan Andonovski dhe drejtoresha e Regjistrit Qendror, Anita Stamnova.