Dhunë fizike në një shkollë private në Tetovë: Mësues akuzohet se ka sulmuar fizikisht dy nxënës 10-vjeçarë

Më 19.09.2025 në orën 17:45, në SPB Tetovë, V.D. (38) nga fshati Xhepçisht dhe F.F. (39) nga fshati Banjicë e Poshtme, kanë denoncuar se fëmijët e tyre 10-vjeçarë, të cilët mësojnë në një shkollë private në Tetovë, në disa raste ditët e kaluara, por edhe në ditën e denoncimit, ishin sulmuar fizikisht dhe dëbuar me dhunë nga klasa prej mësuesit Q.A. Për këtë ngjarje u njoftua prokurori publik dhe Qendra për Punë Sociale në Tetovë. Lidhur me rastin e raportuar me personin Q.A. është kryer bisedë zyrtare informative në SP Tetovë dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.