Bujar Osmani: Rizgjedhja e Ramës forcon perspektivën europiane të rajonit

sh kryediplomati dhe kandidati i AKI-së për Çair, Bujar Osmani përmes një postimi në facebook ka uruar kryeministrin shqiptar Edi Rama për mandatin e tij të katër në krye të qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

Osmani ka shprehur gëzimin për suksesin e Shqipërisë në rrugën drejt BE-së.

Postimi i plotë:

I dashur Kryeministër Rama,

Kam pasur privilegjin të dëshmoj përkrahjen dhe angazhimin Tuaj të vazhdueshëm në mbështetje të rrugëtimit evropian të Maqedonisë së Veriut dhe të rajonit në tërësi. Ky vizion i përbashkët ka shërbyer si frymëzim dhe udhërrëfyes për forcimin e perspektivës sonë euroatlantike.

Shpreh gëzimin tim të sinqertë për suksesin e Republikës së Shqipërisë në këtë drejtim, ndërkohë që mbetem i bindur se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian përbën një nevojë strategjike pa alternativë.

Ju përcjell urimet më të përzemërta për rizgjedhjen Tuaj dhe shumë suksese në përmbushjen e përgjegjësive të larta shtetërore.